Rejhan Sella dhe Nikolla Radulloviq nga Shërbimi i mbrojtjes nga Ulqini kanë shkuar në Bosnjë për të ndihmuar në aksionin e kërkim-shpëtimit pas fatkeqësisë natyrore që ka goditur disa pjesë të këtij vendi.
Ekipit të shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Malit të Zi iu bashkuan edhe dy nga zjarrfikësit e Ulqinit për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga rrëshiqtjet e dheut dhe përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë ku si pasojë humben jetën reth 20 persona.
Siç raportojnë mediat e rajonit, numri i viktimave pritet të rritet gjatë ditëve të ardhshme pasi qê shumë persona janë shpallur të zhdukur dhe dyshohet që trupat e tyre të jenë nën rrejonat e shtepive tashmë të shkatërruara plotësisht nga kjo fatkeqesi natyrore.