Ulqin: SHPËRTHEN ZJARRI NË FABRIKËN E MOBILJEVE

IMG-d7500d61387946861748916bc5e4980b-VHerët në mëngjes, rreth orës 4:50, zjarri i madh shpërtheu në fabrikën e mobiljeve Zanus në Bulevardin “Vëllezërt Frashëri”, u njoftua nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit.

Siç theksohet, në aksionin e fikjes morën pjesë 19 zjarrfikës me gjashtë automjete të zjarrfikësve të Ulqinit, ndërsa për të ndihmuar erdhën edhe dy kamion nga Shërbimi i Mbrojtjes i Tivarit dhe, siç ndodh rregullisht, z. Rifat Suloviq me cisternën e tij.
Pas tre orësh betejë, zjarri u fik tërësisht. Në objekt u shkaktua dëm i madh material, ndërsa të lënduar nuk kishte.
Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi