Një zjarr i konsiderueshëm ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një shtëpi private në Ranë.
Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Abdullah Nimanbegu për Ul-info deklaroi që telefonatën dhe njoftimin e parë për djegjen e një dhome të kësaj shtëpie e kanë pranuar në ora 10:45.
Nimanbegu tha që menjëherë në këtë lokacion janë nisur dy ekipe të zjarrfikësve të cilët në momentin e mbërritjes kanë vërejtur se digjet një pjesë e dhomës dhe ballkonit duke intervenuar menjëherë.
Fatmirësisht ekipet kanë arritur të ndalojnë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të shtëpisë , edhe pse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur.