Mbasi që tash 100 ditë Partia demokratike e socialistëve nuk i përgjigjet ofertave të Forcës së re demokratike dhe Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, u pjek bindja e shumicës së partive që zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më efikase për daljen nga kriza ekzistuese politike në këtë komunë.
“Është e sigurt që kjo është më e mira, ti kthehet mandati qytetarëve”, tha lideri i Forcës Nazif Cungu për TV Mali i Zi, derisa kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka tha se kriza duhet të zgjidhet sa më parë.
Tani e paqartë mbetet vetëm a do të mbahen zgjedhjet në maj apo në tetor, bashkë me zgjedhjet parlamentare.