Këshilli i Turizmit i Odës Ekonomike të Malit të Zi do të diskutojë për zhvillimin e sezonit turistik të hënën në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi, Goran Gjuroviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.
Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale Turistike, numri më i madh i mysafirëve në Mal të Zi po qëndrojnë në Ulqin këtë fundjavë.
Menu
Menu