Delegacioni i komunës së Ulqinit, në krye me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka, do të udhëtojë të martën, më 2 shtator, në vizitë zyrtare Republikës së Turqisë, mëson Portali Ul-info.
Përveç Gjekes në delegacion i cili deri më 7 shtator do të qëndrojë në atë vend do të jenë dhe kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, nënkryetarët e komunës Safet Beci dhe Ardian Mavriq, si dhe dy punonjës të Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte.
Drejtuesit e komunës së Ulqinit në Turqi do të bisedojnë me disa ministra të Qeverisë së kryeministrit të ri Ahmet Davutoglu të cilët këtë pranverë e vizituan Ulqinin, si dhe do të jenë të pranuar edhe në selitë e kompanive “Polin” dhe “Rixos”, të cilët paralajmëruan investime në këtë komunë.
Gjatë vizitës do të dakordohet binjakëzimi i Ulqinit me një komunë në Turqi.