Sipas Statutit të Vetëqeverisjes Lokale, Dita e Komunës së Ulqinit festohet të shtunën e parë të muajit prill, që do të thotë se sivjet do të jetë më 1 prill.
Me këtë rast gjatë kësaj jave do të organizohen një sërë ngjarjesh të rëndësishme, ndër të cilat më kryesorja është fillimi i punimeve për projektin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizit, me vlerë prej 20 milionë euro.
Dita e Komunës së Ulqinit simbolizon fillimin e sezonit turistik, nisjen e detarëve në det dhe përfundimin e vjeljes së ullirit.