Të shtunën më 24 dhjetor në Qendrën e Kulturës në Ulqin mbahet Kuvendi i Tretë Zgjedhor i Partisë Demokratike.
Në këtë kuvend do të zgjidhet kryesia e re e kësaj partie kombëtare shqiptare, kryetar i së cilës është Fatmir Gjeka.
PD është pjesë e strukturave qeverisëse në nivel shtetëror si dhe në Komunën e Ulqinit.