Ulqin: TERMET I DOBËT NË KRRUÇ

barulcinjzemljotres (1)Enti sizmologjik i Malit të Zi ka regjistruar sot gjysmë ore pas mesnate termet të fuqisë së vogël me epiqendër pesë kilometra në verilindje të Krruçit.

Fuqia e këtij termet në hipoqendër ishte 2,7 njësi të shkallës Rihter, që korrespondon me intensitetin epicentral prej IV ballë të shkallës Merkali (MCS). Qendra e këtij termet është vërtetuar në thellësinë prej nëntë kilometrash.

“Në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë regjion, magnitudës së termetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky termet nuk ka mundur të shkaktoj dëme materiale në zonën e epiqendrës”, theksuan nga Endi sizmologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…