Të gjitha plazhet më të rëndësishme në rivierën e Ulqinit të shtunën ishin të hapura. Moti i jashtëzakonshëm dhe deti i këndshëm ishin arsyet pse të huajt të cilët pushojnë në Ulqin sot kryesisht kanë bërë plazh.
Të mirat detare më herët i kanë ftuar qiramarrësit e plazheve që ti rregullojnë sipas rregullave duke thënë që sezoni veror turistik zgjat prej 1 majit deri më 1 tetor.
Mirëpo, qiramarrësit thonë që akoma nuk i kanë nënshkruar kontratat për këtë vit me të Mirat detare. Ato për këtë arsye, përmes shoqatës së vet, kanë kërkuar nga kjo ndërmarrje publike që ta bëjnë këtë gjë sa më parë në mënyrë që mos të jenë nën shënjestrën e inspekcioneve.