Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në mënyrë të pavarur nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat në Ulqin do të mbahen me 4 shkurt.
Kjo parti nacionale shqiptare në fushatë do të paraqitet me slloganin „Me zemër përpara UDSH“.
Vendimi erdhi pasi të premten e kaluar, me 29 dhjetor, skuadrat negociuese të kësaj parti dhe të Forcës së re demokratike nuk u dakorduan për koalicion parazgjedhor.
Afati për dorëzimin e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale është 9 janari.