Në fund të javës së ardhshme do të vazhdojnë bisedimet e partive nacionale shqiptare dhe organizatave politike rreth përpilimit të platformës së përbashkët.
Siç njoftohet për Portalin Ul-info, mbledhja do të mbahet në Ulqin, më 4 dhjetor, me fillim në ora 18.
Takimin e parë i cili u mbajt me 17 nëntor e inicioi Partia demokratike e Fatmir Gjekës dhe në të ishin të pranishëm lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj, Lëvizjes qytetare “Perspektiva” Amir Hollaj dhe Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj.