Ulqin: VETËM 5,7 PËR QIND E KOMPANIVE NË PRONËSI TË FEMRAVE

UlqinAnaliza të cilën e bëri Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka treguar se vetëm 5,7 për qind e subjekteve ekonomike në Ulqin është në pronësi të femrave.

Përqindja më të vogël (5,5 %) është regjistruar vetëm në Rozhaj.

Siç thuhet, femrat edhe më tej hasin në pengesa gjatë fillimit të biznesit të vet.

“Analizat në nivel lokal tregojnë se ato më së shpeshti janë të angazhuara në bujqësi, tregti, hoteleri, arsim dhe veprimtari tjera shërbyese”, thuhet në kumtesë dhe theksohet se arsyet ekonomike janë motivi më i shpeshtë për hapjen e biznesit privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi