Sot në Ulqin ishte ditë e mrekullueshme vjeshtore, pa erë, me temperaturë të ajrit rreth 25 gradë Celsius.
Këto kushte ideale Ulqinakët i shfrytëzuan për relaksim në tarracat e kafeneve dhe restoranteve, ndërsa disa turistë janë larë në Plazhin e vogël.
Edhe të martën pritet mot i ngjashëm, kështu që është pothuajse e sigurt se do të ketë më shumë plazhistë e sot.