Ulqin: ZGJIDHEN KRERËT E VETËQEVERISJES LOKALE

Loro Nrekiq, Kuvendi, SkupstinaKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit të hënën me shumicë votash për kryetar të Komunës zgjodhën Nazif Cungun, liderin e Forcës së re demokratike, ndërsa për shef të Parlamentit lokal kryetarin e Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq.

Zgjedhjen e Cungut dhe Nrekiqit e përkrahën përfaqësuesit e shumicës së porsaformuar në Komunë të Ulqinit: PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve.

Duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e lojërave politike në votim nuk morri pjesë Hajredin Kovaçi, këshilltari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi, e i cili është pjesë e Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”.

Këshilltari i PDS-së Borisllav Bashoviq tha se pret që kriza në Ulqin me këtë mbledhje do të përfundojë. “Mendojmë se zhvillimin e komunës duhet ta iniciojnë disa njerëz të ri”, tha Bashoviq.

„Këto janë fëtyra të vjetra, të cilët tash shumë kohë ekzistojnë në skenën politike“, deklaroi këshilltari i Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq.

Pakënaqësinë me mënyrën e formimit të pushtetit të ri e shprehën këshilltarët e Partisë socialdemokrate dhe Frontit demokratik, derisa këshilltarët e URA-së nuk ishin të pranishëm në seancat e soçme.

Drejtuesit e posazgjedhur theksuan se duhet të punohet shpejt dhe bashkërisht në mënyrë që Ulqini të dal nga situata momentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti