Ulqinakët e Durrësit: NDEROHEN ME “MIRËNJOHJEN E QYTETIT”

durresKontributi i brezave të Ulqinakëve në Durrës, i dhënë në dekada për zhvillimin dhe përparimin e këtij qyteti, do të nderohet nga Bashkia Durrës me titullin “Mirënjohja e qytetit”.

Ceremonia do të zhvillohet ditën e premte, më 11 prill në ora  18, në Sallën e teatrit “Aleksander Moisiu”.

Në veprimtarin e organizuar do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të komunës së Ulqinit.

Ulqinakët e Durrësit, të tubuar rreth Shoqatës kulturore Ulqini – Durrës, të shtunën e kaluar ishin të pranishëm në Seancën solemne dhe aktivitetet tjera të cilat komuna e Ulqinit i organizoi me rastin e Ditës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi