Banorët e Kalasë prapë kanë apeluar tek njerëzit kompetent në Telekom që brenda mureve të lashtë të sigurojnë funksionim pa ndërprerje dhe cilësorë të telefonit, Internetit dhe Ekstra televizionit.
“Në të kundërt, të gjithë ne që jemi përdoruesit tuaj, do ti anulojmë shërbimet tuaja”, thuhet në letrën e hapur drejtuar të punësuarve në Telekom Dejan Husoviq dhe Zhelko Karanikiq.
Në letrën të cilën e kanë nënshkruar 16 vendas, i luten Telekomit që ti ndërroj të gjitha regletat të oksiduara nga kripa si dhe pajisjet e vjetruara dhe të thyera.
“Përveç vendasve, kjo është dhe në interes të qytetarëve të cilët qëndrojnë në Kala. Jemi në shekullin 21, shekulli i Internetit dhe komunikimit elektronik. Për këtë arsye është shumë vështirë tu shpjegohet mysafirëve pse nuk ka TV sinjal dhe Internet”, të hidhëruar shprehen banorët.
Nga Telekomi thane që nuk kanë regjistruar rritje të numrit të pengesave, si dhe ankesa nga territori i Kalasë së Ulqinit.
“Para një viti e gjysmë, është bërë rekonstruktimi i plotë i rrjetit të telekomunikacionit në Qytetin e vjetër të Ulqinit dhe me këtë rast janë sanuar dhe ndërruar pjesët e vjetruara në raftet dalëse në të cilat kyçen përdoruesit e rrjetit fiks të Telekomit. Problemet eventuale ndodhin në pjesën nga raftet dalëse deri tek objektet banuese të përdoruesve të shërbimeve të Telekomit. Mirëmbajtja e kësaj pjese të infrastrukturës është në kompetencë të vet përdoruesve dhe nuk është përgjegjësi e Telekomit ”, shkruan në përgjigjen e Shërbimit për komunikim korporativ. (Vijesti)