Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dr. Dritan Abazoviq, u emërua të enjten kryeministër i Malit të Zi.
Ky 36-vjeçar është Ulqinaku i parë i cili do të ushtrojë funksionin, sipas Kushtetutës së Malit të Zi, më të rëndësishëm në shtet.
Nëse kemi parasysh faktin që në Qeverinë e Abazoviqit edhe dy resore do të drejtohen nga personat nga Ulqini, në funksionin e ministrit të financave Aleksandar Damjanoviq dhe ministrit për të drejtave e njeriut dhe pakicave Fatmir Gjeka, atëherë përfundimi se kjo është Qeveria me më shumë ulqinakë në histori është më se i vërtet.