Dita botërore e ujit shënohet çdo vit me 22 mars me moton me të cilin dëshirohet të theksohet një nga aspektet e rëndësisë së ujit.
Me moton e sivjetmë “Uji është energji” tentohet të tërhiqet vëmendja në ndërlidhjen dhe korrelacionin e ujit dhe energjisë.
Ulqini është qytet që qëndron mbi ujë, i cili mbase ka më së shumti ujë për kokë të banorit në Evropë. Komuna e jonë ka det të mrekullueshëm, liqenin magjik të Shasit, lumin e shenjtë të Bunës, kanale dhe burime të panumërta. Për këtë arsye në Ulqin gjithmonë është kultivuar kulti i ujit. Një nga mbrojtësit e qytetit në periudhën ilire ishte Bindus (Bindi), zoti i ujit dhe detit.
Në çdo rast, nga uji krijohet çdo gjë, uji është burim i jetës, ai është sot më i vlefshëm se nafta, këtij “ari të zi”.
Ndërsa uji është ari dhe nafta e Ulqinit. Për këtë arsye, për vete dhe gjenerata të ardhshme, shumë më me kujdes duhet të sillemi ndaj këtij thesari.