Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së bashku i bën këto qytete një sistem të hapur në një gjendje ekuilibri të qëndrueshëm, por të lëvizshëm. Kjo është arsyeja pse Ulqini dhe Tivari nuk janë vetëm fakte arkivore dhe antologjike, por edhe në fillim të mijëvjeçarit të tretë organizma të gjallë, me banorë që janë në ndërveprim të vazhdueshëm.

Kultura dhe civilizimi janë hapësirë dhe vazhdimësi. Gjatë tërë historisë, këto qytete përkunden nga Lindja në Perëndim dhe nga Perëndimi në Lindje. Kjo lëkundje në mes të fuqive të mëdha ishte plot me rreziqe të mëdha dhe në fazën e vazhdueshme të ndryshimit. Dhe pulsojnë si Mesdheu, por me jehonë. Këtu çdo gjë zhvillohet pak më vonë, por asnjëherë nuk lëvizet jashtë koordinatave të Mesdheut dhe prapatokës së tij të afërt.

Kjo, para të gjithëve, ka të bëjë me Shkodrën, për mijëra vjet qytetin më të rëndësishëm të Ballkanit Qendror. Zona përreth Liqenit (Lacus Labeatis) u banua nga fisi ilir Labeatët, gjersa në zonën e bregut ishin Enhelejët. Scodra që në shekullin 4 ishte seli e arqipeshkëvisë dhe mitropolisë.

Që në kohën e shtetit romak fisi Olciniati dhe Ulqini (Colchinium, Ulkinjon, Olkinjion, Olcinium, Dulcigno, Ulcinj), si selia e tyre, gëzonin pozitën e qytetit me privilegje speciale (oppidum civium Romanorum) duke ruajtur elementet helenistike; në periudhën e Bizantit kishin statutin dhe vetëqeverisjen vendore, u bënë porti më i rëndësishëm i provincës Dalmacia, në shtetin e Nemanjiqëve kishin statusin e portit të lirë, ndërsa në Perandorinë Otomane ishte qytet  – republikë e vogël.

Edhe pse nuk ishte qyteti i fronit përherë, në Ulqin shpesh e kishin rezidencën e vet sunduesit e Zetës dhe bashkësunduesit e Bregdetit, ishte qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë Venedikase, gjë që tregon për rolin e tij të rëndësishëm politik.

Nga ana tjetër, Tivari (Antivari, Antibareos, Bar) ishte qendra shpirtërore dhe shtetërore e Dioklesë, qytet i cili, njëjtë si Ulqini dhe Shasi, kishte monedhën e vet, stemën, skriptoriumet, demokracinë popullore. Qytet të cilit sulltan Murati i III, me Ahdnamën e vitit 1575, ia vërtetoi privilegjet e mëhershme.

Gjatë tërë historisë këto qytete luftuan për ta ruajtur autonominë, statutet e tyre, zakonet e mira… S’ka Tivar deri te qesar, thoshin banorët e këtij qyteti të lashtë dhe me famë.

Ndërsa Kraja, me Manastirin e saj, ishte qendra shpirtërore dhe kulturore e Zetës mesjetare. Këtë pozitë më vonë e merr pjesërisht manastiret në Bërçeli, në Cërmnicë. Përafërsisht nga kjo pikë fillon të mbizotërojë kontinenti në raport me simbolet dhe karakteristikat mesdhetare të hapësirës nën Rumi.

Pëerndryshe, gazetari dhe publicisti i njohur nga Tivari, Zhelko Miloviq, thotë se “Ulqini dhe Tivari janë një qytet, por në dy lokacione”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi