Këto ditë peshkatarët e Ulqinit me kënaqësi shkojnë në gjueti. Në lumin Buna në vijim është peshkimi i vjeshtukut, gjegjësisht llojit të qefullit, i cili tani migron nga Liqeni i Shkodrës në det.
Për shkak të gjuetisë së mirë edhe çmimi i këtij peshku shumë cilësor është tani më i ultë në tregun e Ulqinit.
Peshkatari i vjetër dhe boemi ulqinak Osman Leskovci sot në mëngjes për dhjetë euro shiste 2,5 kg vjeshtuk.








