Pas tetë vjetësh nga nisja e iniciativës, Ulqini do të ketë një vendkalim të përkohshëm kufitar në det në Molen e Madhe të rindërtuar, nën muret e Kalasë, mëson Portali Ul-info.
Me këtë rast do të mbahet një ceremoni e vogël në të cilën do të flasin ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.
Edhe pse Ulqini është qyteti i parë në Mal të Zi pas kalimit të ngushticës së Otrantos, të gjithë ata që synonin të vinin këtu me anije, duhet të regjistronin fillimisht qëndrimin e tyre në Tivar.
Nga nesër kjo nuk do të jetë e nevojshme.