Ulqini ka 218 ditë me diell në vit: PJESA MË E MADHE E RRYMËS SHKON PËR NGROHJEN E UJIT!?

Perendimi i diellit Ulqin, Zalazak sunca UlcinjShkëlqimi mesatar vjetor i diellit (insolimi) në Ulqin është 218 ditë. Kjo shifër është më e lartë se 2.700 orë në vit ose 7,4 orë në ditë.

Gjatë verës ky tregues është më i lartë për 50 për qind (11.5 orë në ditë).

Duke marrë parasysh potencialin solar jashtëzakonisht të madh dhe të pastër, Ulqini të gjitha nevojat e veta për energji elektrike mund t’i përmbush lehtë dhe thjeshtë vetëm nga dielli. Në veçanti nëse dihet se pjesa më e madhe e energjisë elektrike që konsumohet në shtëpitë tona shfrytëzohet për ngrohjen e ujit!?

Ekspertët pohojnë se përparësitë bazë të këtij sistemi janë besueshmëria, mirëmbajtja e vogël, mbrojtja e ambientit, transporti i lehtë, çmimi fillestar dhe disponueshmëria e vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…