Ulqini ndërkulturor: VEND PELEGRINAZHI PËR TË GJITHË RELIGJIONET E MËDHA

Në aspektin e marketingut, shumë qytete formojnë politikat e tyre kulturore dhe turistike duke krijuar një mit për veten e tyre. Ulqinit vërtet nuk kjo gjë s’i nevojitet. Sepse Ulqini është qyteti më interesant dhe më romantik në bregun lindor të Adriatikut, një mozaik i vërtetë qytetërimesh. Historia e tij tregon se ndikimet kulturore të qytetërimeve, kulturave dhe traditave më të mëdha botërore janë gërshetuar frytshëm me shekuj”, thotë kryetari i Shoqatës së Miqve dhe Admiruesve të Qytetit të Vjetër “Kalaja”, publicisti Ismet Karamanaga.

Ai tregon se Ulqini gjatë historisë ka qenë vend i njohur pelegrinazhi.

Ulqinin e themeluan Ilirët në shekullin 5 para erës së re. Për arsye të pozitës gjeografike, mbrojtës i qytetit u caktua zoti ilir i ujit, burimeve dhe detit, Bindi (Bindus).

Për shkak të atributeve që ia dhanë ai është konsideruar si zot i rangut të lartë.

Bindi shpesh në literaturë është i barabartë me zotin romak të detit dhe burimeve, Neptunin.

Portreti i Bindit, siç mendon Dr. Ruzhdi Ushaku, është i gdhendur në muret jugore të Kalasë, mbi Molin e Madh.

Për çdo turist është interesant fakti se më 9 maj, në bregun e Bunës, në vendin Shën Koll, mbahet kortezhi. Sipas legjendës, anijet të cilët kanë transportuar për në Pulia (Bari) trupin e Shën Kollit janë strehuar në Bunë, pikërisht në fillim të majit të vitit 1087, për shkak të motit të keq. Meqë trupi i këtij shenjtori, mbrojtësit të fëmijëve dhe vajzave, detarëve dhe tregtarëve, të dobëtëve dhe të pafuqishmëve, të dënuarve dhe të arrestuarve, aty qëndrojë për dy ditë, një Ulqinak i devotshëm në këtë vend ndërtojë një tempull modest.

Ky vend në breg të Bunës më shumë se 900 vjet mban emrin sipas Shën Kollit.

Kujtesa për këtë ngjarje është ruajtur, pra, me shekuj, ndërsa tradicionalisht ishin të pranishëm dhe muslimanët ulqinakë.

Mbrojtësi i qytetit të Ulqinit në mesjetë ishte Shën Maria. Disa kisha dhe manastire në qytet, si dhe në Shas, ishin të dedikuara nënës së Jezu Krishtit.

Sa shumë ishte i theksuar kulti i saj asokohe, si dhe sa ishte magnet për besimtarët nga rajoni, flet fakti që Ulqini në mesjetë ishte vend pelegrinazhi.

E kjo, përveç namit të vendit të shenjtë, ka tërhequr me vete dhe të ardhura të konsiderueshme materiale për Ulqinin dhe qytetarët e tij.

Deri në fillim të shekullit XX, Hebrenjtë nga Selaniku, Smyrna (Izmiri) dhe Stambolli rregullisht vinin për pelegrinazh në Ulqin, tek varri i Sabataj Cevit.

Sabatai ka lindur në qytetin e Izmirit në vitin 1626. Izmiri ka pasur një qendër të fuqishme hebrenjsh.

Cevi manifestoi dhunti të fuqishme intelektuale. Ai fitoi dituri të thella dhe të shumanshme. U edukua me filozofinë mistike të Kabalës.

Në shtator të vitit 1666, në një ceremonie të bujshme me formën e një ekstaze të papërmbajtur popullore, Sabatai Zevi u shpall Mesia dhe u vesh si profet dhe nisi të sillet në publik si një qenie e admiruar dhe e përcaktuar nga Zoti. Popullariteti qe i jashtëzakonshëm dhe Cevi krijoi një fe të re që lidhej me mesianizmin e tij.

Në kulmin e lavdisë së vet, Cevi shkoi në Stamboll dhe i shkroi në letër sulltanit të Perandorisë Osmane duke i kërkuar që të hiqte dorë nga feja muslimane dhe të pranonte Sabataizmin. Veprimi i sulltanit qe i tmerrshëm. Veziri i tij shqiptar, Qyprilliu e kapi Cevin dhe e vuri përpara xhelatit për t’i prerë kokën, ose mund t’ia falte jetën po të konvertohej në islam. Cevit iu dhimbs jeta, hoqi dorë botërisht nga roli i tij si Mesi, u bë musliman dhe e ndryshoi emrin në Mehmet Efendi.

Sulltani e internoi Cevin në Kalanë e Ulqinit ku ai jetoi shumë vjet si dizdar i kështjellës. Një pjesë e madhe e ithtarëve të Cevit u zhgënjyen me Mesian e tyre, por një pjesë tjetër mendoi se ky gjest i tij qe pjesë e martirizimit të vërtetë të Mesias. Pas vdekjes së Cevit, feja e tij përjetoi një zhvillim të madh.

Një nga veçoritë e Ulqinit është edhe festimi i natës Lejletul Kadr, e cila është „më e mire se një mijë muaj”. Sipas traditës në Ulqin, ajo është nata e 27 në muajin e Ramazanit.

Muslimanët mendojnë se në këtë natë të bekuar ka ndodhur bashkimi i botës së ultë dhe të lartë, bashkimi i Qiellit dhe Tokës, gjegjësisht publikimi i Kur’anit dhe ulja e udhëzimit për tërë njerëzimin, në mënyrë që ato të jenë në rrugën e drejtë.

Para kësaj nate, në Xhaminë në Krye të Pazarit (tek rrethi), besimtarët i shprehin respektin fijes së flokut nga koka e profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, e cila me respekt të jashtëzakonshëm dhe me kujdes të madh me shekuj është ruajtur në selinë e Bashkësisë Islame të Ulqinit.

(Ky tekst u krijua në kuadër të projektit të promovimit të ndërkulturalizmit në Ulqin dhe Tivar, të cilin e financon Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave, nga Fondi për nxitjen e pluralizmit mediatik dhe shumëllojshmërisë së mediave.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”
Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”

Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”. Vlera e kontratës së nënshkruar

Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE
Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE

U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur. Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri

Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA
Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit

Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË
Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË

Studentët e vitit të pestë dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës, qëndruan këtë fundjavë në Ulqin. Arsyeja e vizitës ishte detyra e tyre

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli,