Ulqini në edhe një panair në BdheH: NË FUND TË MAJIT NË MOSTAR

LukavacKomuna e Ulqinit do të jetë partner i Panairit të 12 ndërkombëtat të ekonomisë, bujqësisë, ushqimit dhe turizmit “Ditët e qershisë” (Dani tresnje), i cili do të mbahet nga 28 deri më 30 maj në Mostar.

“Kjo do të jetë mundësi e mirë që Ulqini të prezantojë ofertën e vet turistike, prodhimet bujqësore, si dhe prodhimet tradicionale artizanale”, tha për Portalin UL-info nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci, i cili me drejtorin e panairit Salem Bubala ka dakorduar pjesëmarrjen.

Pritet që në manifestimin e sivjetmë në Mostar të marrin pjesë mbi 300 ekspozues nga Kroacia, Hungaria, Serbia, Mali i Zi dhe BdheH.

Partner i vjetëm i panairit ishte Spanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…