Ulqini në hartat më të famshme të botës

Argumentët që Ulqini është i njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta dëshmohet nga fakti se ai është në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historian, gjeograf dhe bibliotekar i  Bibliotekës së Aleksandrisë. Ai shënoi Ulqinin (të quajtur Vicinium) në hartën e tij, si dhe rrjedhën e lumit Buna, të cilat atëherë ndodheshin në provincën romake të Dalmacisë.

Gjeografi, hartografi dhe shkrimtari i famshëm arab, Muhamed Al-Idrisi, njoftoi në vitin 1154 se Ulqini ndodhet në detin Adriatik dhe se është qendra e provincës.

Hartografi i famshëm mesjetar nga Venediku, fra Mauro, e shënoi edhe Ulqinin (Dolcig(n)o) në hartën e tij të botës të botuar në vitin 1459.

Rreth pesëdhjetë vjet më vonë, hartografi dhe detari i shquar Piri Reis vizatoi një hartë të botës me  Ulqinin (Dolcigno) në të.

Një nga përshkrimet më të famshme të Ulqinit nga mesjeta është një vizatim nga Giuseppe Rosaccio. Ky
humanist me arsim të lartë udhëtoi përtej Adriatikut në vitin 1598, gjatë rrugës së tij nga Venediku për në Stamboll dhe Tokën e Shenjtë. Gravura tregon një qytet të fuqishëm dhe të fortifikuar, të dominuar nga Kështjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi