Turizmi shëndetësor është një nga degët e turizmit me rritje më të shpejtë. Me faktorët e jashtëzakonshëm natyror që posedon, detin e pastër, plazhet e gjata ranore, ujin e sulfurit, llaçin shërues, klimën e butë mesdhetare, Ulqini është destinacion gjatë tërë vitit dhe vendmjekim natyror me karakteristika të jashtëzakonshme.
Ulqini prej vitit 1922 fitoi statusin e vendmjekimit me banjë dhe klimatik. Shkencëtari i njohur Mihajllo Pupin një dekadë më herët kërkoi nga Qeveria e Malit të Zi “lejen për hapjen e sanatoriumit për shërimin e gjendjeve dhe sëmundjeve të caktuara”, në këtë qytet.
Organizata Turistike pak kohë më parë botoi, në disa gjuhë, prospektin me faktorët shërues në Ulqin.