Fundi i muajit të shenjtë muslimanë Ramazanit dhe vapa e madhe në brendësi të Ballkanit janë arsyet kyçe që në rivierën e Ulqinit këto ditë erdhi vala më e madhe e turistëve deri tani.
“Jemi plotë, por akoma mund të gjendet krevat i lirë”, thonë punëtorët turistik.
Sipas vlerësimit të tyre, sepse të dhëna zyrtare nuk ka, në Ulqin të hënën kishte mbi 80 mijë mysafirë.
Punëtorët turistik shpresojnë se vizita kaq e mirë në akomodime private do të zgjat deri në fund të gushtit, sepse hotelet do të jenë plotë deri në fund të shtatorit.
Atë me çfarë nuk janë të kënaqur është konsumi dhe qëndrimi i shkurtër i mysafirëve, mesatarisht gjashtë ditë, që padyshim janë tregues të krizës ekonomike në shtetet e regjionit.