ULQINI – QYTETI MË I VJETËR NË ADRIATIK

“Ulqini është qyteti më i vjetër në bregun lindor të Adriatikut, i cili sipas Plinit të Ri u themelua në shekujt VI-V para erës së re nga kolkidët dhe u emërua Colchinium”, shkruan historiania Marija Mihaliçek.

Ajo shprehet se ky qytet i fortifikuar, i cili gjatë historisë pati ulje dhe ngritje, dhe për shkak të pozicionit të tij tërhoqi vazhdimisht pushtuesit, zhvilloi një frymë specifike detare dhe ushtarake.

Kalaja me muret e saj ilire, kompleksi i rrjeteve të rrugëve, tregjeve dhe shesheve, blloqeve individuale të shtëpive dhe ndërtesave me vlerë arkitekturore, e veçanërisht peizazhi i Kalasë, silueta dhe dizajni urban, paraqet një monument kulturor dhe historik të kategorisë së parë.

Themelët të qytetit vijnë nga periudha ilire. Nga shekulli 6 të erës tonë Kalajai ka dy porta: atë të poshtme (lindore), ku hyni në qytet nga deti, dhe atë të sipërme (perëndimore) për të hyrë nga toka.

Që nga krijimi e deri më sot, Kalaja ka qenë gjithmonë e banuar dhe e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi