Komuna e Ulqinit bëri të ditur se gjithçka është gati për koncertin spektakolar të yllit të operës me famë botërore Ramë Lahaj të premten në Molen e Madhe në Ulqin.
Siç mëson Portali Ul-info, në këtë koncert do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Prezencën e kanë konfirmuar kryetarët e komunave të Prishtinës dhe Shkodrës Përparim Rama dhe Benet Beci, si dhe një sërë punëtorësh të dalluar të kulturës, biznesmenë dhe gazetarë nga vendet e rajonit.
“Besojmë që qyteti ynë i bukur të premten do të jetë qendra kulturore e Ballkanit dhe do të shënohet në mënyrën më të bukur fillimin e sezonit kryesor turistik në rivierën e Ulqinit”, thuhet nga Komuna dhe Organizata turistike.