Të dielën mbrëma nga studioja e TV Ul-info do të keni mundësi të ndiqni rezultatet e zgjedhjeve në kohë reale.
Transmetimi live do të jetë në faqet tona në Facebook dhe në kanalin tonë në YouTube.
Të ftuar në studio do të jenë gazetari Ali Salaj, politologu Allmir Çaushi dhe aktivisti qytetar Admir Gjoni, kurse moderatorja e programit do të jetë gazetarja Arjona Resulani.