Ulqinit i (nuk) duhen zgjedhje të reja

Shkruan: Mr.Sabri Salaj

Në mbledhjen e  fundit të Kuvendit Komunal  të Ulqinit, që kishte si synim elaburimin dhe votimin e disa pikave të nxehta por më rendësi për qytetarët e Komunës së Ulqinit, nxorri në pah përfundimisht se koalicioni aktual nuk u ngrit mbi bazën e parimeve dhe vlerave për të mirën e qytetin, por mbi bazën e pazareve dhe interesave personale të cilat kërkojnë ti realizojnë nepërmjet mekanizmave politik.

Derisa qytetarët ishin në pritje të një debati konstruktiv nga të zgjedhurit e tyre, si dhe në pritshmëri të një llogaridhënie për punën e deritanishme, për  proceset nëpër të cilën ka hyrë dhe ndodhet Komuna e Ulqinit,  në skenë filloj të shfaqej një dramë politike ku aktorët kryesor rrinin  në prapasken. Po kishte edhe gjëra të cilat nuk ishin të parapara në skenar ku partia e PDS me një modesti jep driten jeshile për filllimin e dramës, edhe pse në ,,opozitë’’! Ndoshta hapja e një fronti të ri në Komunën e Ulqinit nuk është i nevojshëm në këtë përiudhë duke parë edhe dramen politike nëpër të cilën po kalon pushteti qendror.  Ky skenar vuri në lëvizje aktorët politik në prapasken duke i nxjerrë ato në rolin kryesor, duke shëndrruar kështu dramën në komedi politike.

Arti i kompromisit politik pa të cilin nuk mund të paramendohet funksionimi i një sistemi demokratik nuk mund  të neglizhohet në tërësi dhe që metodat e detyrimit dhe represionit të luajnë rol esencial në mbajtjen e pushtetit. E drejta e përfaqësimit politik, tagri i të cilës jepet më të drejtën e votës popullore, është previlegj por njëkohësisht edhe përgjegjësi politike dhe ligjore. Prandaj në rradhë të parë këshilltarët tonë politikë kanë përgjegjësi morale, politike dhe juridike ndaj qytetarëve për të promovuar debat, për të respektuar mendimin ndryshe, dhe, mbi të gjitha, për të krijuar një vullnet për demokratizim. Në rradhë të dytë, duhet llogaridhënie për programin e punës ,,nëse e kanë një të tillë’’ mbi bazën e të cilës janë zgjedhur dhe kanë marrë tagrin nga  qytetarët.  Propaganda politike, folklori mediatik, patriotik , mesazhet e bojkotit dhe deklaratave boshe duhet të jenë të fundit për qytetarët e Komunës së Ulqinit, të cilët janë ngopuar mbi 20 vjet të  pluralizmit politik.

Zhvillimi i potencialeve dhe resurseve natyrore të Komunës së Ulqinit duhet të jetë baza mbi të cilën duhet të ndërtohet e kaluara, e tashmja por edhe e ardhmja e Ulqinit. Kjo bazë nuk mund të ndërtohet pa një unitet të klasës politike shqiptare në terësi. Uniteti i klasës politike shqiptare, i cili ngrihet mbi bazën e parimeve dhe vlerave për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të saj nuk mund të ndërtohet pa një institucion administrative të depolitizuar që është në shërbim të qytetarëve. Krijimi i kuadrove të reja dhe zgjedhja e njerëzve në bazë të virtytit dhe cilësive duhet të jenë kushti themelor për krijimin e një administrate publike në funksion të qytetarëve  dhe të zgjedhurve politik. Bashkëpunimi, koordinimi dhe unifikimi i të bërit politik është formë e popujve të civilizuar dhe e vendeve demokratike.

Krejt në fund dua të ceki se liderët politik shqiptar në Mal të Zi, duhet të nxjerrin mësim se nuk ka dhe nuk mund të ketë lavdi për askënd në qoftë se populli yt çdo ditë merr rrugën e emigrimit për një jetë më të mirë. Të rrish kokëulur nuk do të thotë të rish pa dinjitet. Përkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata që në një ceremoni varrimi zgërdhihen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi