Në ambientet e hotel “Mediteran”, të mërkurën është mbajtur mbledhja e asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.
Në këtë takim, ku morën pjesë kryetarë komunash dhe përfaqësues të 17 komunave me shumicë shqiptare, tema ishte bashkëpunimi në turizëm.
“Ne na gëzon suksesi i Shqipërisë në këtë fushë, por destinacioni ynë ka avantazhe të shumta kur bëhet fjalë për turizmin”, tha nikoqiri i takimit, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.
Unioni është një platformë që u mundëson këtyre komunave të bashkëpunojnë, para së gjithash në fushën e ekonomisë dhe kulturës.