Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall listën e kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, fitues në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë si dhe në programe të integruara të ciklit të dytë, në IAL publike.
Listën e fituesve mund ta lexoni duke klikuar KËTU.
Renditja e kandidatëve fitues, për vitin akademik 2014-2015, është bërë në bazë të meritës (nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në vitin akademik 2014 – 2015).
Njoftohen të gjithë kandidatët emrat e të cilëve gjenden në listën e shpallur me renditjen përkatëse, por që nuk kanë fituar, të dërgojnë me postë elektronike (E-mail) në adresat: linda.pustina@arsimi.gov.al dhe dhimiter.bako@arsimi.gov.al tre preferenca alternative nga programet e studimit me kuota të paplotësuara sipas tabelës me kuotat e paplotësuara.
Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 8 tetor 2014.
Kandidatët nga trojet shqiptare përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM Nr. 517 datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014 – 2015”.
Burimi: Ministria e arsimit dhe sportit – Republika e Shqipërisë