Të shtunën, më 09.11.2013. në pallatin sportiv “Zetra” në Sarajevë u bë promovimi i më se 7.000 studentëve të diplomuar, që gjatë vitit 2013. diplomuan në universitetin e Sarajevës.
Në këtë spektakël i cili drejtpërdrejtë u transmetua ne programin e I të RTV Sarajevo, përveç Kryetarit të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, morën pjesë edhe zyrtar tjerë të shumtë të Federatës dhe Kantonit.
Me këtë rast studenti nga Ulqini, Xhemal Elezaga u shpall studenti më i mirë i gjeneratës, në Fakultetin e studimeve shëndetësore të Sarajevës, ndër rreth 500 studentë që këtë vit diplomuan në atë Fakultet.Xhemali, i cili sivjet, i vetmi nga Mali i Zi fitoi bursën – DAD të shtetit Gjerman, studimet pasuniversitare nga biomedicina do ti vazhdoi në Universitetin Reinbach.