Vitin e tretë me radhë, komuna e Ulqinit, në vijim të sezonit turistik, nuk do të ketë problem me mungesa të ujit duke iu falënderuar marrjes së sasisë munguese të ujit nga Sistemi i Ujësjellësit regjional (SUR), deklaroi për Portalin Ul-info inxhinieri kryesor i NP “Ujësjellësi regjional” Aleksandar Ceroviq.
Ai tha se nga fillimi i vitit, duke përfunduar me muajin korrik, janë marrë 310.000 m3 ujë.
“Dërgesa momentale e ujit nga Sistemi i ujësjellësit regjional është 401/s. Kjo sasi paraqet sasinë minimale të kontraktuar të ujit. Sidomos do të veçonim bashkëpunimin e mirë me Komunën e Ulqinit e cila tenton të ndihmojë ndërmarrjen lokale të ujësjellësit në shlyerjen e borxhit për ujin e marrë nga SUR”, tha Ceroviq dhe shtoi se udhëheqësin e UR “posaçërisht e gëzon që po përfundon edhe një sezon i suksesshëm turistik në të cilin nuk kishte probleme me furnizim me ujë, që është një nga kushtet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit”.