URA: ABAZOVIQ KANDIDATI KRYESOR PËR LIDER TË PARTISË

Dritan Abazoviq, Dritan AbazovicDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Mr. Dritan Abazoviq, do të jetë kandidati kryesor për lider të ri të Lëvizjes qytetare URA.

Drejtuesi i deritashëm i këtij grupimi politik, Zharko Rakçeviq, ka vendosur që në kongresin e ardhshëm të partisë të mos kandidohet në këtë funksion.

Ai në konferencën e sotme për shtyp në Podgoricë tha se Abazoviq ka përkrahjen e organeve partiake. “Erdhi koha që Mali i Zi të testojë kapacitetin e vet qytetarë dhe që përfaqësuesi i një populli pakicë, Shqiptari, Boshnjaku, Muslimani ose Kroati, të jetë në krye të një partie qytetare”, theksoi Rakçeviq.

Siç u paralajmërua, URA do të mbajë Kongresin e dytë zgjedhor mbas zgjedhjeve në Nikshiq, gjegjësisht në fillim të prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi