Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA u takua të hënën në Podgoricë me liderët e partive të popujve pakicë të cilët kanë përfaqësues në parlamentin shtetëror.
“Ishte kënaqësi që të hënën të shkëmbejë mendimet mbi situatën aktuale politike me kolegët nga partitë e pakicave”, deklaroi Abazoviq.
Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë më shumë për inkuadrimin më të madh të shoqërisë dhe afirmimin e vlerave euroatlantike.