Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq përfundoi konsultimet për mandatarin i cili do ta formojë qeverinë e pakicës.
Gjersa pritet vendimi i tij, nga Lëvizja Qytetare URA thonë se një opsion është më real të ndodh.
“Mendoj se shumë qartë është kristalizuar një emër si kandidat potencial për përbërjen e qeverisë së re, e ai është Dritan Abazoviq. Unë presë që të mërkurën Abazoviq të fitojë mandatin për krijimin e qeverisë së re evropiane”, vlerësoi nënkryetari i këtij grupimi politik, Fillip Axhiq.