Këshilli komunal i URA-së dorëzoi dje në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit vërejtjet dhe propozimet lidhur me Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare.
Sot përfundon shqyrtimi publik për këtë dokument të rëndësishëm, i cili përfshinë tërë territorin e komunës së Ulqinit dhe të cilin e miraton Kuvendi i Malit të Zi.
URA për këtë rast botoi fletushkat të cilat do ti ndahen qytetarëve, si dhe simpatizuesve dhe anëtarëve të këtij grupimi politik.