URA: E MJERË ËSHTË FORCA KUR E MBRON INFORMERI I ULQINIT

URATë shpjegosh dhe të kuptosh cinizmin e palës imagjinare është me të vërtet vështirë dhe për këtë gjë nuk kemi përgjigje. Prandaj i kërkojmë ndjesë opinionit, sepse edhe ne do të donim të dinim kush çka deklaron, por, esencialisht, për këtë polemikë, kjo nuk është e rëndësishme. I tërë Ulqini e dinë për ke bëhet fjalë edhe pse tentojnë të fshihen pas trekëndëshit të errët: partisë dhe dy medieve, ku përfshihen Forca, televizioni dhe kuazi portali lajm.me ose, më saktësisht, “Informeri i Ulqinit”, i cili, edhe pse i paftuar, sipas automatizmit ka marrë rolin e mbrojtësit të partisë. E pas kësaj fshihet një qëllim i vetëm: mbrojtja e interesave personale. Dhe asgjë tjetër! Dhe këtë e dinë i tërë Ulqini, por ia vlen vazhdimisht të përsëritët.

Besoj që e dini se ai që fshihet thirret – frikacak. Një shkrimtar i njohur ka thënë: “Ekzistojnë disa mënyra të mira të mbrohemi nga tundimi, por më e sigurta është frikacakëria”, ose “Të gënjyerit është gjithmonë frikacakëri, e frikacakëria është pasojë e padijes”. Në mënyrë të përkryer përshtateni në këto dy thënie, fal Jush, e jo kurrsesi fal nesh.

Sa i përket dokumentit që publikuam, e dini ju mirë besueshmërinë e tij, më mirë se ne, sepse ju as nuk e demantuat. E dini Ju mirë për cilën periudhë ai referohet, kush e shkroi, kush e kontrolloi dhe kur u shkrua. Vet fakti që ne edhe Ju e dimë autorin e dokumentit më shumë flet për Ju, për padijen Tuaj, ose tentimin e mjerë të fshehjes, e u kapët në flagrancë, si dhe për atë se sa të aftë jeni të drejtoni vet fushatat dhe të thoni ose shkruani diçka të vlefshme. Por, sinqerisht, ne nuk habitemi për padijen Tuaj sepse jetojmë në të njëjtin qytet, e rezultati i punës dhe (pa)dijes tuaj e shohim për çdo ditë, në çdo hap. Pavarësinë tuaj e kthyet atje ku gjithmonë ishte – në PDS! Dhe këtë tani të gjithë e shohin qartë.

Po ashtu, përmendët edhe gjuhën shqipe dhe malazeze, që dimë më mirë këtë ose atë gjuhë, dhe të ju përgjigjemi menjëherë: i dimë të dy dhe i shfrytëzojmë të dy për dallim nga kryekomunari i Juaj i instaluar i cili 95% të vendimeve dhe shkresave zyrtare i shkruan vetëm në gjuhën malazeze, edhe pse gjuha shqipe, sipas Kushtetutës, është në përdorim zyrtar. Kjo është demagogjia e Juaj e famshme.

Por, duke dëgjuar me vite demagogjinë, gënjeshtrat dhe mashtrimet Tuaja, ne për çdo vit jemi gjithnjë e më pak. Vetëm këtë dimër mbi 300 qytetarë të Ulqinit kanë lëshuar qytetin, gjë që nuk ju intereson dhe me çka Ju nuk merreni. Nuk mbërrini nga interesat personale që keni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo