Lëvizja qytetare URA do të formojë këtë të shtunë Këshillin komunal në Ulqin.
Në Sallën e madhe të Kuvendit komunal të Ulqinit mbi 50 delegatë me këtë rast do të zgjedhin edhe kryetarin e KK-së.
Delegatëve do të ju drejtohen edhe funksionarët e lartë të kësaj partie politike, në krye me nënkryetarin Dritan Abazoviq.
Në Parlamentin e Ulqinit URA ka dy këshilltarë dhe është pjesë e pushtetit lokal.