Ura formon KK-në: OMER BAJRAKTARI KRYETAR

Omer Bajraktari - URANë “Pallatin Venecia”, në Kala, të shtunën mbrëma është formuar Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare Ura Ulqin. 53 delegatë zgjodhën 20 anëtarë të cilët në mandatin e ardhshëm do të prezantojnë KK LQ URA Ulqin. Për kryetar të KK-së është zgjedhur menaxheri aktual i Komunës së Ulqinit, ekonomisti i diplomuar Omer Bajraktari.

Bajraktari gjatë fjalës së vet u falënderua delegatëve në besimin e dhënë. “Para nesh kemi shumë punë, duhet të punojmë shumë më shumë, më mirë dhe në mënyrë më të organizuar, sepse tashmë jemi në vitin zgjedhor. Meqë falë rrethanave jemi pjesë e pushtetit lokal, përgjegjësia jonë është akoma më e madhe”, tha ai.

Ai foli edhe për pushtetin lokal në të cilën URA participon si pjesë e koalicionit qeverisës. “Nëse më pyetni a jam i kënaqur me funksionimin e pushteti lokal atëherë sinqerisht do t’ju them, pjesërisht. Sepse synimin kyç e arritëm: PDS-ja nuk është në pushtet, të gjitha vendimet kyçe i sjellim vet por ky proces është i ngadalshëm, i vakët, pamjaftueshëm për nevojat e qytetarëve dhe veçanërisht ne të rinjve”, tha ai.

Në tubim folën edhe anëtarët e rin: Amil Grboviq, Sasha Pogjanin, Nevryz Shaptafa, si dhe Safet Beci, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, Dritan Abazoviq, nënkryetari i URA-së dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe kryetari i Lëvizjes qytetare URA Zharko Rakçeviq.

Anëtarët e KK LQ URA

     1.Dritan Abazoviq  

     2- Omer Bajraktari 

     3- Safet Beci

     4- Arijana Kurmemoviq

     5- Sasha Pogjanin

     6- Amil Grboviq

     7- Arben Dervishaga

     8- Kaltrina Meqikukiq

     9- Simo Dediq  

     10- Xhenan Mavriq

     11- Taulant Kraja

     12- Nevryz Shaptafi

     13- Aida Lika

     14- Jenuz Abazoviq

     16- Nenad Bogojeviq

     17- Enis Katana

     18- Baro Vukoviq  

     19- Afrim Gjoni

     20- Ilir Harasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi