Lëvizja qytetare URA fton publikisht liderët e partive kryesorë të pushtetit aktual në Ulqin në debat të hapur me liderin e URA-es, Dritan Abazoviq. Qytetarët e Ulqinit meritojnë një debat të mirëfilltë ku përfaqsuesit e partive kryesore të ballafaqojnë argumentet në mënyrë demokratike, transparente dhe në frymë dialogu e tolerance, duke përmbushur kështu një standart demokratik dhe evropian.
“Në këtë debat qytetarëve do tu jepet mundësia që drejtpërdrejt të bëjnë pyetje rreth programeve që garojnë në fushatën zgjedhore, dhe të kërkojnë llogari ndaj të gjithë lidereve për veprimtarinë e tyre politike. Ne jemi të gatshëm që debatin ta mbajmë në vendin dhe kohën që ju dëshironi, qoftë ajo në Qendër për kulturë, Kala, salla të ndryshme, në TV ndryshme jashtë Ulqinit, bile ne jemi të gatshëm që debatin ta mbajmë edhe në TV Teuta, edhe pse ky televizion ndaj nesh ka pasur qasje diskriminuese dhe ka keqinformuar opinionin publik në lidhje me neve” deklaroi nënkryetari i KK URA Ulqin Nevryz Shaptafi.
Në këtë mënyrë qytetarët e Ulqinit do të kenë mundësi që të dëgjojnë argumentet e të gjitha palëve dhe të kenë një pasqyrë të qartë se kush i ka mbajtur premtimet e veta, e kush ka vizion dhe program për zhvillimin e qytetit.