Klubi i këshilltarëve të Lëvizjes qytetare URA ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit lokal Loro Nrekiq që menjëherë të nis procedurën për sjelljen e vendimit të ri për emërimin e Komisionit komunal zgjedhor (KKZ).
Siç thuhet në shkresë, ligji parasheh që në përbërjen e tij të përhershëm të jenë dy anëtarë të opozitës, gjë që nuk është rast tani mbasi që në Ulqin në mars është formuar shumica e re parlamentare.
Theksohet se emërimi i KKZ-së së re është i nevojshëm për shkak se po afrohen zgjedhjet parlamentare në mënyrë që ky organ të filloj në kohë me punë.
Përndryshe, këtë çështje në Kolegjium të shefave të klubeve të këshilltarëve të martën e ka iniciuar përfaqësuesi i PSD-së Skender Elezagiq.