Kumtesë e Këshillit Komunal të LQ URA Ulqin.
Mbajtja e zgjedhjeve lokale në Ulqin më 27 mars, për ne nga URA nuk është befasi apo ngarkesë, por një datë e shumëpritur për ndryshimin e një pushteti të dëmshëm dhe të paaftë.
Jemi shumë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale sepse e dimë se fuqia e subjektin tonë në këtë qytet është e madhe. Dhe në rritje çdo ditë.
Qytetarët u bindën se kush e do këtë qytet dhe kush mund t’i zgjidhë problemet historike të qytetarëve në kohë rekord. Prandaj jemi me të drejtë optimistë se Komunën e Ulqinit do ta udhëheqim edhe në të ardhmen.
Synimi ynë është që Ulqini, pas plot 10 vitesh bredhje (me ndërrimin e 5 kryetarëve të komunës), më në fund të ketë një qeverisje lokale të qëndrueshme që nuk do të varet nga interesat dhe grindjet personale dhe që do të fokusohet në zhvillimin e qytetit, planifikimin dhe zhvillimin komunal, si dhe të kulturës dhe turizmit.
Ambiciet tona për Ulqinin janë jashtëzakonisht të mëdha dhe vizioni ynë është i qartë: dëshirojmë ta udhëheqim Ulqinin në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e një komune të zhvilluar. Ne kemi mbështetjen të madhe nga Qeverinë e Malit të Zi për planet tona dhe dera për të arritur qëllimet tona është e hapur.