Këshilltari i Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari deklaroi se shumë “komuna bregdetare në rrethinë, por edhe në Mal të Zi, janë të drejtuara kah oferta cilësore turistike e cila nënkupton akomodimin në stil autokton, e kur plasim për autenticitet, guri është element i pashmangshëm”.
“Ulqini është qytet bregdetar dhe komuna me historinë dhe kulturën e vet të pasur duhet të jetë më aktive sa i përket krijimit të formës urbane të qytetit bregdetar në stil mesdhetar dhe tradicional. Në këtë mënyrë po ashtu sigurohet atmosfera më e këndshme, si në planin individual ashtu edhe në atë kolektiv”, tha ai.
Prandaj Bajraktari propozoi që Komuna e Ulqinit përmes Vendimit për pajtimin komunal të tokës ndërtimore, i cili është në rend dite të seancës së parlamentit lokal e cila do të mbahet të hënën, duhet të subvencionojë, gjegjësisht të investojë në pamjen e ardhshme si të objekteve, ashtu edhe të vendbanimeve, gjegjësisht të qytetit.
Ai propozoi që stimulimi të jetë 15 euro për metër katror të fasadës së vendosur.








