Nga Lëvizja qytetare URA vlerësuan se formimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit ishte „Ditë e zezë për parlamentarizëm“.
„Në pushtet të ri do të jenë 30 nga gjithsej 33 këshilltarë! U varros demokracia, për herë të parë në Ulqin kryetari i Komunës do të jetë nga radhët e PDS-së. Sot u kthyem në komunizëm“, tha këshilltari i kësaj parti dhe nënkryetari i Këshillit komunal të URA-së Ilir Harasani.
Shefi i URA-së në Ulqin, po ashtu këshilltar, Omer Bajraktari, tha se me hyrjen në koalicion me PDS-në partitë nacionale shqiptare përfundimisht varrosen programin e vet politik dhe kanë çuar dorë nga interesat strategjike të komunës së Ulqinit, e ato janë të mirat detare, Valdanosi, Kriporja dhe Plazhi i madh.