Omer Bajraktari u lind në Tivar me 21 korrik të vitit 1988.
Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Ulqin, ndërsa në Univerzitetin shtetëror të Malit te Zi në vitin 2012 diplomoi në Fakultetin Ekonomik – Podgoricë, drejtimi Financa, Banka dhe fitoi titullin ekonomist i diplomuar.
Omer Bajraktari eshte themelues i Levizjes qytetare URA.
Ne qershor te vitit 2015 u emerua Kryetar i keshillit komunal te Levizjes qytetare Ura Ulqin, funksion te cilin e ushtron edhe sot.
Ai eshte gjithashtu anetare i Këshillit qendror te Levizjes qytetare Ura qe nga themelimi i saj.
Ne vitin 2015 ka dhene provimin profesional shteteror dhe ka mbi 10 vite pervoje pune.
Prej vitit 2014 deri ne vitin 2016 ka kryer funksionin e Menaxherit te Komunes se Ulqinit, si menaxheri me i ri ne Mal te Zi.
Në vitin 2019 fiton titullin e Kontabilistit të autorizuar nga ana e Institutit të Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi.
Ai eshte trajnuar edhe ne fushen e vleresuesit profesional te pasurive te paluajtshme ku ne vitin 2019 fiton licencen “Vleresues i autorizuar i pasurive te paluajtshme”.
Omer Bajraktari eshte anetare i Insitutit te Kontabilisteve dhe Auditoreve te Malit te Zi dhe anetare i Institutit te vlesuesve te pasurive te paluajtshme.
Prej vitit 2012 deri ne vitin 2014 ishte shef i kontabilitetit në Agjencionin e mirenjohur ne Ulqin SH.P.K. “AG Finance”.
Gjate karrierës se tij profesionale ka kryer edhe detyra te tjera si:
- Anëtar i Keshillit mbikqyres te Organizates Turistike Ulqin
- Zëvendës koordinator i grupit punues per hartimin e planit strategjik zhvillimor te Komunes se Ulqinit per vitet 2016 – 2020.
- Pjesëmarrës aktiv ne procesin e hartimit te planit hapesinor urbanistik te Komunes se Ulqinit.
Ne vitin 2021 emerohet si koordinator per komunen e Ulqinit dhe te Tivarit pranë Ndërrmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare.