Ura mbi Port Milenë pa rrymë: HAKMARRJE POLITIKE?

Ura e re mbi Port Milenë tash dy muaj nuk ka ndriçim, sepse Elektrodistribucioni e ka ndërprerë rrymën, shkruajnë “Vijesti”.

“Na kërkojnë tetë mijë euro për njëfarë dëmi”, i është thënë kësaj gazetë nga komuna e Ulqinit.

Sipas fjalëve të drejtorit të Elektrodistribucionit Loro Nrekiq, komuna nuk ka paguar faturën për rrymën e shpenzuar.Loro-SelimMirëpo, kryetari i komunës Fatmir Gjeka tha që kjo çështje është politike. “Nrekiq e ka ndërprerë ndriçimin në urë disa ditë mbasi që unë jam zgjedhur për kryetar. Bëhet fjalë për hakmarrje politike”, tha ai duke shtuar që rryma është ndërprerë pa asnjë lloj paralajmërimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi